Prej vitit 2019 kompania Rea’s ka hapur një fermë të re në fshatin Vrrinë të Durrësit, ku i gjithë cikli i prodhimit të vezëve është bio, që do të thotë nga ushqimi i pulave të cilat rriten në natyrë e deri tek ambalazhimi dhe kushtet e posaçme të magazinimit.
Një kompani me të tilla standarde të larta ka bërë që të marrë edhe certifikimin nga Bashkimi Europian, duke shënuar të parën kompani prodhimi vezësh me një certifikim të tillë.
Të gëzosh certifikata bio nga BE nuk është aspak e lehtë.
Kjo i përgjigjet një punë të gjatë dhe një standardi të lartë e strikt të kompanisë që është përkthyer në vlerësimin maksimal nga institucionet që certifikojnë sigurinë e ushqimeve.
Bio është standardi më i lartë i të ushqyerit sot dhe certifikata lëshohet nga ente të certifikuara nga BE.
Kushtet që duhet të plotësojë një kompani për të marrë këto certifikata janë të shumta dhe në çdo moment subjekti është i monitoruar për respektimin e standarteve.
Kompania REA’S, prej vitesh eksporton vezë në Gjermani, Kroaci, vende të tjera të Bashkimit Europian dhe në Greqi.
Padyshim vezët REA’S mbeten lider edhe në tregun shqiptar përsa i përket cilësisë dhe sigurisë dhe janë mjaft të kërkuara nga konsumatorët.
Vezët Rea’s gjenden nëpër markete e supermarkete të mëdha në vend, ku dallojnë edhe nga mënyra e ambalazhit në treg./ProBizz.al/