YouTuber i kthyer në boksier Jake Paul tha se do të dhuronte 10 milionë dollarë për t’i dhënë fund urisë në botë – me dy kushte.
“Yo @elonmusk nëse i dhuron 6 miliardë dollarë OKB-së për t’i dhënë fund urisë në botë, unë do të dhuroj gjithashtu 10 milionë dollarë nëse kjo merr 690 mijë retweet,” shkroi Paul në një postim në Twitter këtë javë.
Paul i referohej zinxhirit të postimeve të Musk këtë javë, ku ky i fundit ofroi të shiste aksionet e tij Tesla dhe t’i dhuronte paratë në OKB nëse organizata mund të provonte se si do t’i përdorte paratë.
Musk aktualisht ka më shumë se 300 miliardë dollarë – tre herë më shumë se Warren Buffett. Paul, i cili aktualisht merr pjesë në ndeshjet e boksit të të famshëmve përveç të qenit një personalitet i mediave sociale, vlerësohet të ketë një vlerë relativisht modeste prej 20 milionë dollarësh.
Pali në të kaluarën ka kontribuar në disa kauza bamirësie. Në vitin 2017, Paul punoi me Fondacionin Make a Wish për t’i dhënë një fëmije të prekur nga kanceri të quajtur Kaley një turne në shtëpinë e influencuesve Team 10. Po atë vit, Paul gjithashtu mori pjesë në një lojë futbolli bamirësie për përpjekjet për lehtësimin e Uraganit Harvey.
Tweet-i i Paul ku premtonte për të dhuruar paratë është ri-postuar (retweeted) mbi 24,000 herë, shumë larg nga 690,000 ritweet-et e tij të dëshiruara.
Sfida e Musk ndaj OKB-së erdhi pasi drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley tha në CNN javën e kaluar se një donacion prej 6 miliardë dollarësh nga Elon Musk mund të shpëtojë jetën e 42 milionë njerëzve të uritur.
Lexo: Musk: Nëse OKB vërteton që 2% e pasurisë sime zgjidh krizën e urisë, do të shes aksionet e Tesla-s
Burimi: Yahoo!