Japonia u bë vendi i pestë në histori që arriti në Hënë kur një nga anijet e saj pa astronautë bëri me sukses një ulje në sipërfaqen hënore.
Sidoqoftë, zyrtarët hapësinorë thanë se u duhej më shumë kohë për të analizuar nëse SLIM, arriti prioritetin e misionit të tij për të bërë një ulje të saktë. Ata thanë gjithashtu se paneli diellor i anijes kishte dështuar të gjeneronte energji, gjë që mund të shkurtonte aktivitetin e tij në Hënë.
Për pasojë SLIM ka vetëm disa orë jetëgjatësi për shkak të baterisë. Japonia bëhët vendi i pestë që mbërrin në Hënë pas Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Sovjetik, Kinës dhe Indisë. Në një reagim në rrjetet sociale kryeministri japonez Fumio Kishida e cilësoi një lajm te lezetshëm duke u zotuar se do të mbështesë vazhdimisht qeverinë për përpjekjet drejt sfidave të reja .
Përkthyer dhe përshtatur nga Abcnews për Probizz.al