Në datat 20-26 mars 2023, Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe partnerë të tjerë, ju ftojnë të festojmë së bashku Javën e Parasë, nën sloganin “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”.
Edhe këtë vit, Java e Parasë synon ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht. Gjatë kësaj feste mbarëglobale, partnerë të shumtë rreth-e-qark tij, nën koordinimin e Rrjetit Ndërkombëtar të Edukimit Financiar të OECD-së, do të organizojnë aktivitete të larmishme për t’i përfshirë financiarisht fëmijët dhe të rinjtë, duke u mësuar si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të fitojnë të ardhura nëpërmjet sipërmarrjes dhe të vendosin bazat për të ardhmen e tyre.
Ky është viti i nëntë që Banka e Shqipërisë bëhet pjesë e këtij kremtimi, duke synuar si përherë të ofrojë një program sa më interesant e tërheqës për përfshirjen e një numri sa më të madh nxënësish dhe studentësh në aktivitetet tona edukuese.
Burimi: Banka e Shqiperise