Federata Shqiptare e Rafting organizoi me 29 Mars në qytetin e Beratit “Kampionatin Kombëtar të Rafting 2023”.
Garues ishin skuadrat sportive nga Berati, Përmeti, Skrapari, Dibra, Elbasani, Saranda, me teknikën H2H SLALOM (Kokë më Kokë me pengesa )
Shoqatat sportive pjesëmarëse ishin Albania Rafting Group, Black Drin Adventure, Albania Rafting -Vjosa, Albanian Sport & Tourism Elbasan.
Ky kampionat tregon që sporti turistik i rafting është përhapur pothuajse në të gjithë Shqipërinë, ku ka lumenj të përshtatshëm për këtë sport. Ai vjen pas trajnimeve për guida të specialitetit të veçantë Rafting që Federata Shqiptare e Rafting zhvilloi me aplikantë nga e gjithë Shqipëria në lumin Osum dhe në lumin Vjosa në Përmet.
Fituesit u renditën si më poshtë:
Në vend të tretë skuadra e Bistricës – me rezultatin 12 min e 23 sekonda,
Në vend të dytë skuadra e Vjosës -11 minuta e 17 sekonda
Në vend të parë Osumi – 10 minuta e 44 sekonda me kapiten Murat Mamurani.
Skuadra fituese do të përfaqësoj Shqipërinë ne Kampionatin Botëror të Rafting 2023 që do të zhvillohet në Valtellina, Italy në datat 26 qershor deri 2 Korrik 2023
Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara theksoi për pjesëmarësit se, “ky kamionat tregoi një rritje të cilësisë nga ana teknike e guidave dhe një rritje të numrit të pjesmarësve”.
5 skuadra do të thotë/ 5 lumenj ku bëhet rafting gjithë vitin, 5 realitete të konsoliduara, 5 mbrojtës dhe promovues të lumenjëve dhe aktiviteteve turistike ujore.
E veçanta e këtij trainimi është se u ndoqën edhe nga qytetarë nga Austria, Kroacia dhe Hungaria, të cilët praktikuan së bashku me trainierët dhe guidat tona rafting në lumenjtë shqiptarë.
Spathara shton se, “Synimi i ardhshëm i Federatës Shqiptare të rafting është ta kthejë rafting në një sport masiv, duke filluar të bëhet pjesë e kurrikulave sportive shkollore, veçanërish në qytetet dhe fshatrat që lumin e kanë pjesë të jetës së tyre.
Andrea Gatti, ekspert i jashtëm për trajnim profesional të guidave shqiptare të Rafting që prej vitit 2014 tha se, “Potenciali i lumenjëve shqiptarë është i paimagjinueshëm dhe shqiptarët dhe gjeneratat e ardhshme do të jetojnë me të ardhurat nga turizmi. Kampionati është i rëndësishëm, pasi është një workshop nga pikpamja teknike dhe e sigurisë dhe mundësi edukimi për të rinjtë”.
Ky aktivitet u mbështet nga Bashkia Berat, Federata Botërore e Rafting, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik Shqiptar.
Federata Shqiptare e Rafting ka për qëllim të zhvilloj sportin e Rafting në Shqipëri sipas standarteve Ndërkombëtare në respekt të plotë të proçedurës së sigurisë dhe në të njëjtën kohë të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit.
Rafting është një disiplinë sportive dhe rekreative, i hapur për publikun e gjerë me anë të guidave të licensuara dhe të federuara të rafting. Federata shqiptare e rafting është anëtare me të drejta të plota e Federatës Botërore të Rafting.
Federata Shqiptare e Rafting (FShR) është rezultat i punës së 19 viteve të zhvillimit të turizmit rural në Shqipëri nëpërmjet rafting.
FSHR është anëtare e Albanian Travel Trade Association dhe ka përfaqësuar Ballkanin në Kongresin Botëror të turizmit Aventurë në Alaskë, Shtator 2016 dhe është prezantuar si projekti më inovativ në Ballkan dhe me vlerë për t’u shpërndarë në konferencën rajonale të Europës Juglindorë AdventureNext_Balkans.
FSHR ka fituar Green Apple Award, Gold prize, në vitin 2015 në Skoci mes 500 projekteve nga e gjithë bota si ideja më inovative dhe projekti që jep zgjidhje ideale mjedisore. Plan i Biznesit u realizua në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë të “Dunira Strategy” dhe u mbështet nga projekti Risi Albania i Ambasadës së Zvicrës.
FSHR ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Worcester Polytechnic Institute, Universitet ne Massachusetts për të kryer një punim universitar në lidhje me aktivitet turistike për t’u zhvilluar pranë kanione të Osumit.
Federata Shqiptare e Rafting e cila është anëtar në Federatën Ndërkombëtare të Rafting dhe Kampion i “Vepro Tani” shpallur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Korrik 2014.
Burimi: Business Magazine