Nëse kohën tuaj të lirë, apo ditën e pushimit doni ta kaloni me familjen dhe të dashurit tuaj, Kantina ENOL është një mundësi që ju të kaloni momente relaksi dhe qetësie. Kjo për shkak të ambjentit miqësor që ka kjo kantinë e cila rrethohet nga vreshtat e saj te cilat i shfrytëzon për prodhimin e verës.
Fillimisht aktiviteti në kantinën Enol ishte i përqëndruar vetëm në prodhimin e verës dhe më pas mori formën e plotë të Agroturizmit ku ofrohet edhe akomodim për pushuesit që duan të qëndrojnë.
Kantina Enol ka filluar aktivitetin e saj deri në vitin 2002 me prodhimin e verës, hap pas hapi u bë i mundur te hapet edhe restoranti në vitin 2015.
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë Kantinë, është pikërisht ushqimi tradicional i zonës.
Toka e favorshme nxiti pronarët e Kantinës në hapjen e këtij biznesi. Kushetet e përsosura për rritjen e rrushit bëjnë që vera që prodhohet nga kjo kantinë të jetë fantastike. Shishet e verës ruhen me kujdes në rafte prej druri që arrijnë deri në tavanm madje në bodrumet e verës në restorant ruhen ende disa shishe nga vitet e para.
Kantina Enol ka mbledhur të gjithë familjen në këtë aktivitet dhe është shembulli tipik I një biznesi familjar.
Por çfarë mund të shikoni tek ENOL?
– Vreshtat me rrush
-Fermat e mëdha
– Ullishtet
-Pemët frutorë
Në kantinë gjenden edhe dhoma akomodimi për vizitorët të cilat shërbëjnë për tju përgjigjur kërkesave të klientëvë që duan të shijojnë për disa ditë këtë mjedis unik.
/ProBizz/