Periudha e karantinës pati edhe anë pozitive, shumë persona nxorrën anën e tyre pozitive sa i takon krijimtarisë në kushte shtëpie, dikush duke shkruar, dikush duke pikturuar e dikush duke përgatitur receta gatimi. Një ndër to është Anxhela Lilo, vajza e cila gjatë periudhës së pandemisë zbuloi talentin e fshehur në përgatitjen e ëmbëlsirave. Themi i fshehur, sepse në fakt ajo kishte një pasion të trashëguar më herët nga nëna e saj, e cila e mbante gjithmonë afër vajzën Anxhela në kohën kur gatuante.
Sot Anxhela sjell për publikun ëmbëlsira shumë unike të përgatitura tërësisht në kushte shtëpie duke zgjedhur përbërësit më të freskët që sot i gjejmë në blogun e ëmbelsirave me emrin Chocolatier.
Për Probizz.al ajo tregon se si lindi pasioni për gatimin.
“Studimet i kam kryer për Administrim Biznes, por pasioni im janë ëmbelsirat dhe cdo gjë e bukur që e lidh me to, deri tek përgatitja e tavolinës së festive. Një pasion i trasheguar nga nëna ime, e cila që kur isha e vogel mundohej të më bënte pjesë të procesit të përgatitjeve të ëmbëlsirave dhe jo vetëm. Gjithcka nisi gjatë periudhës së karantinës në vitin 2020 kur të gjithë ishim pothuajse të mbyllur në shtëpi. E vetmja gjë që mund të bënim ishte të kalonim kohën me pasionet tona.”- shprehet Anxhela.
Pak nga pak ajo nisi të krijojë profilin enkas për tju përgjigjur kërkesave të klientëve për ëmbëlsira.
“Nuk e kisha hapur ende një blog në instagram, por cdo ëmbëlsirë dhe foto të tyre unë e postoja në instagramin tim. Ku mesazhet dhe komentet e njerëzve të ndryshëm më shtynë të hapja blogun e ëmbëlsirave me emrin Chocolatier.”
Tashmë pasioni i saj po vlerësohet gjithnjë e më shumë.
“Cdo ditë me receta dhe ëmbëlsira të reja arrita të krijoja një komunitet të vogël të cilët përkrahnin pasionin tim.”
Por cila është e veçanta e Chocolatier?
“E veçanta e ëmbëlsirave të mia është se ato përgatiten nga vetë unë në shtëpi me produkte të zgjedhura dhe te fresketa. Mundohem të përshtatem me kerkesat e cdo klienti, për ti berë ëmbëlsirat dashuri të ngrënshme. Delikatesa e ëmbëlsirave të përgatitura në shtëpi, bën që cdo ëmbëlsirë ti dorëzohet klientit nga unë dorazi. Përgatitja e ëmbëlsirave është një pasion, i cili tashmë është bërë pjesë e imja e rutinës time me shumë dashuri për ju.”- thekson Anxhela.
Nga duart e Anxhelës gjeni ëmbëlsira të shumta
“Një menu me 30 lloje ëmebelsirash si: cinnamon rolls, pasta flora, cheescake dhe torta ditëlindjesh te cilat mund të pergatiten sipas preferencave tuaja. Ëmbeslira të përgatitura sipas kërkesave të klientit dhe eventit. E vecanta e Chocolatier është, tek pergatitja e ëmbelsirave edhe sipas kërkesave tuaja, ëmbeslira të vecanta të zgjedhura nga ju. Çmimet e vendosura jane pershtatur sipas cdo lloj ëmebslire dhe janë cmime të perballueshme nga cdokush.”
Mjafton të shkruani në instagram në adresën Chocolatier dhe Anxhela bën maksimumin e saj për të shkrirë përbërësit më të freskët në ëmbëlsirën tuaj të preferuar.