Kate Middleton dhe Princi William janë duke shpërndarë më shumë nga kimia e tyre e lezetshme. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit lançuan të mërkurën kanalin e tyre në YouTube dhe videoja e tyre e parë paraqiti disa momente të çiltra midis të dyve.
Videoja fillon me Will që i thotë me shaka Kate, “Ki kujdes se çfarë thua tani, sepse këta njerëz, ata po filmojnë gjithçka”, së cilës Kate i përgjigjet me të qeshur, “E di!”
Në Instagram, në llogarinë e tyre zyrtare Will dhe Kate njoftuan për fillimin e ri emocionues të medias sociale, “Më mirë vonë se kurrë – tani jemi në @YouTube“.
Will, 38 vjeç, dhe Kate, 39 vjeç, kohët e fundit u kanë dhënë njerëzve më shumë informacion rreth jetës së tyre personale se kurrë. Për nder të përvjetorit të tyre të 10-të të martesës në fund të muajit të kaluar, ata ndanë një video të rrallë të tyre duke luajtur me tre fëmijët e tyre, Princ George, 7 vjeç, Princesha Charlotte, 5 vjeç dhe Princi Louis, 3 vjeç, në plazh.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e mira në përvjetorin e martesës tonë,” vuri në dukje çifti. “Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen që kemi marrë si familje në jetën tonë. W&C.“
Burimi: ET