Reshjet e shumta të shiut e kanë kthyer përmbys situatën e një jave më parë kur Shqipëria ishte thuajse totalisht në dorë të importeve sa i takon furnzimit me energji.
Sot Korpoata Elektroenergjetike Shqiptare jo vetëm që nuk po ble por ka filluar procedurat e shitjes së tepricave të prodhuara në njërën anë por edhe shkarkime uji nga kaskada për shkak të prurjeve ekstreme.
Teksa importet kanë kapur nivele të frikshme këtë vit sa i takon vlerës që është rreth 430 milionë euro deri në datë 20 nëntor, rritja e prodhimit dhe nisja e shitjes në tregun e lirë supozohet se mund të amortizojë humbjen thuajse gjithëvjetore që ka shkuar për importe.
Por të dhënat e para nga procedura e shitjes në tregun e lirë tregojnë se KESH ka arritur të shesë me një çmim tejet të ulët në raport me atë që ka blerë vetë më herët por edhe në raport me bursën sot.
Kështu KESH shiti 8040 MWh energji të ndarë në tre lote ku pjesa më e madhe e energjisë u shit me një çmim prej 73.19 ndërkohë dy lotet e tjera janë shitur me çmim të ponderuar 101.88 euro/Mëh dhe 100.75 MWh. Çmimi mestar i ponduar për të gjithë procedurën sipas peshës rezulton në 82.36 euro MWh.
çmim është tre herë më i ulët se çmimi që ka sot një MWh energji në Bursën Hungareze ku në bazë është 248 euro/MWH ndërkohë që në pik 313 euro/MWh. Për datën 22 nëntor çmimi në bursë sot është 217 euro për MWh me një rënie me rreth 13 për qind në raport me një ditë më parë dhe në pik ky çmim është 268 euro/MWh.
KESH ndërkohë njoftoi se aktualisht është në monitorim të situatës hidrike në vend dhe se nivelet e liqeneve ishin respektivisjt 271.42 metra për Fierzën, 173.62 metra për Komanin dhe 75.4 metra për Vaun e Dejës.
Situata hidrike është përmirësuar ndjeshëm në kaskadë si efekt i rreshjeve të shumta të cilat kanë sjellë prurje të shumta dhe që në një pjesë të tyre po shkarkohen për të mbajtur në nivele optimale kaskadën.
KESH: Ja arsyet e çmimit
Burimi nga KESH thanë se Bursa është një vlerë reference. “KESH ka shitur për datën 22 për profilin e orës 00 dhe më pas 01 dhe 07. Çmimi për çdo orë është i ndryshëm. KESH del në treg për shitje për një sasi të caktuar për këtë profil të caktuar. Ofertat vijnë nga më e ulëta te më e larta dhe pranohet oferta më e lartë. Çmimi është mesatarja e ofertave që kanë ardhur sipas profileve.
Për shembull në çmimin prej 82 euro/MWh, ka një kosto shtesë transmetimi, ka një kosto marzhi të vetën si dhe shtohen taksat, që në çdo rast duhet të jetë poshtë bursës ose referencës në bursën, sepse përndryshe e blen direkt në bursë. Tashmë ka shumë prodhim për shkak të reshjeve. Nuk mund të shesin në orare të tjera pasi duhet për furnizimin në vend. Këto dy ditë ka pasur dhe një problem sepse HEC-et e vogla kanë ndërprerë prodhimin për shkak të problemeve të shkaktuara nga reshjet. Kur dalim për procedura optimizimi mund të shesim më shumë se bursa, kjo ndodh kur plotësojmë kërkesën në vend dhe kemi tepricë, ose kur kemi rezerva mund të shesim në pik dhe e blejmë natën” thanë të njëjtat burime.
Lotet e shitjes se energjise nga KESH dhe cmimi i ponderuar
Cmimi i energjise ne Bursen e Hungarise sipas fashave orare
Burimi: Revista Monitor