Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka ndaluar xhinset e ngushta, modelin “Mullet” dhe disa piercing të trupit si simbole të një “jetese kapitaliste”, sipas raporteve.
Rodong Sinmum, gazeta zyrtare e qeverisë së Koresë së Veriut botoi një artikull që shprehte një shqetësim në lidhje me të rinjtë koreano-veriorë që gjithnjë e më shumë përqafojnë trendet perëndimore të modës. “Ne duhet të jemi të kujdesshëm edhe për shenjën më të vogël të stilit të jetesës kapitaliste dhe të luftojmë për t’i hequr qafe ato,”-tha artikulli. Rregullat e reja të modës janë pjesë e goditjes së regjimit ndaj “sjelljes anti-socialiste”.
Regjimi komunist thuhet se ka nxjerrë jashtë ligjit të gjitha prerjet, përveç 15 prerjeve të flokëve “jo-socialiste” dhe në vend të kësaj ka lëshuar një urdhër për modelet “e duhura”, tha gazeta.
Si dhe ‘mullet’, flokët me gjemba dhe të lyer nuk janë më të autorizuara sipas dokumenteve të botuara nga Lidhja e Rinisë Patriotike Socialiste dhe parë nga Rodong Sinmum. Anëtarët e organizatës shtetërore të të rinjve shpesh veprojnë si “policia e modës” e kombit dhe detyrat e tyre përfshijnë ndalimin e njerëzve nga veshja e rrobave që duken shumë “të huaja”.
Xhinset e ngushta, piercing në hundë dhe buzë, si dhe bluza brandesh janë gjithashtu të ndaluara, sipas Metro.
Burimi: The Guardian