Kim Kardashian West shpërtheu në lot dhe pranoi se ndihet si një “dështim” ndërsa u shpreh në lidhje me ndarjen e saj nga Kanye West.
Gjatë episodit të fundit të ‘Keeping Up with the Kardashians’, i cili u filmua vitin e kaluar, ylli i reality show-t u përpoq të mbante lotët ndërsa u hap për problemet e saj të martesës.
Khloe Kardashian, 36 vjeç, e pyeti Kim: “Si po ia kalon ti dhe Kanye?”
Kim u përgjigj: “Nuk ka zënka, sikur tani është gjithçka e qetë“.
Khloe më pas u tha kamerave: “Kim po merret me kaq shumë tani. Dhe është e vështirë sepse para se të vinim këtu, Kim dhe Kanye u futën në një zënkë të madhe.”
Kim la të kuptohet se arsyeja e divorcit nga reperi ‘pa zemër’ pas gati shtatë vitesh martese ishte sepse ai “meriton” një grua që mund të udhëtojë nga shteti në shtet me të.
Duke folur me motrat e saj për Kanye, me të cilën ka fëmijët e saj North shtatë vjeç, Saint, pesë vjeç, Chicago tre vjeç dhe Psalmin dy-vjeçar, ajo rrëfeu: “Unë sinqerisht nuk mund ta bëj këtë më. Pse jam akoma në këtë vend, ku jam mbërthyer për vite me radhë? Ashtu, ai shkon dhe zhvendoset në një shtet tjetër, çdo vit, unë duhet të jem së bashku në mënyrë që të rris fëmijët, e dini? Dhe ai është një baba i mahnitshëm, ai ka bërë një punë të mahnitshme”.
Themeluesja e Skims pranoi se ndihet si një “dështim” dhe një “humbëse” sepse është martesa e saj e tretë.
Ajo shtoi: “Pavarësisht si ndihem unë as nuk mund të mendoj për këtë, dua të jem e lumtur.”
Kim, e cila bëri kërkesë për divorc nga ylli i hip-hopit në shkurt, ishte më parë e martuar me producentin e muzikës Damon Thomas midis 2000 dhe 2004 dhe basketbollistin Kris Humphries nga 2011 në 2013.
Burimi: Bang Showbiz