Kivanc Tatlitug është bërë baba për herë të parë. Kurt Efe, vogëlushi i aktorit të njohur dhe bashkëshortes së tij, Basak Dizer, erdhi në jetë më 15 prill.
Kurt Efe Tatlıtuğ pritej të lindte të hënën e ardhshme. Mirëpo, i vogli i çiftit të njohur ka qenë një surprizë dhe ka ardhur herët në jetë. Fëmija thuhet se është biond, si babai i tij.
Kıvanç Tatlıtuğ, i emocionuar qau kur pa djalin e tij. Başak Dizer, e cila dy ditë më parë festoi ditëlindjen, mori kështu dhuratën më të mirë të jetës së saj. Kıvanç Tatlıtuğ dhe Başak Dizer njoftuan se e quajtën fëmijën e tyre Kurt sepse lidhja e tyre e dashurisë filloi në serialin televiziv “Kurt Seyit” në vitin 2014.
Aktori turk Kıvanç Tatlıtuğ ka bërë postimin e parë për lindjen e djalit, në Twitter, teksa ka shkruar:
“Kemi marrë Kurt Efe në krahë me shëndet, faleminderit. Lumturia është e papërshkrueshme. Suksese të gjithëve që dëshirojnë. Basak dhe unë ju falënderojmë shumë për të gjitha urimet tuaja të mira. Mirupafshim.”
Burimi: Politiko