Shqipëria konsiderohet si një nga pikat strategjike për zhvillimin energjetik dhe për sigurinë energjetike.
Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me Asistent Sekretarin e Byrosë Energjetike të Departamentit të Shtetit, Geoffrey R. Pyatt. Balluku shkruan në facebook se në takimin mes dy palëve është diskutuar për projektet e mëdha të gazifikimit që kompanitë amerikane kanë në Shqipëri, por sigurisht edhe për mbështetjen e Departamentit të Energjisë për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin.
Pyatt ka garantuar se mbështetja do të jetë e pakursyer dhe se ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë që kemi tashmë prej vitesh.