Në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit, Konfindustria ka kryer një sondazh tek 143 biznese të kategorive të mesëm dhe të mëdhënj në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan. Sektorët janë industri, prodhim, shërbime, agroindustri, etj.
Sipas përgjigjeve të dhëna, 76% e bizneseve nuk kanë besim ose kanë shkallë shumë të ulët besimi tek zbatimit i programeve dhe premtimet ekonomike pas zgjedhjeve të 25 prill.
Sipas publikimit nga Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë Pyetjes së dytë të sondazhit, që lidhej me ndikimin e vendimeve dhe/ose premtimeve me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit heqje/nxjerrje nga skemat e pagesave të detyrimeve fiskale të kategorive të biznesit të vogël, 69% e bizneseve të pyetura u përgjegjën, që janë të dëmshme ekonomikisht në afatgjatë, prishin konkurencën e lirë në treg dhe do shtojnë informalitetin.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se Konfindustria do të vazhdojë të publikojë të dhënat e e moduleve të tjera të sondazheve të kryera me bizneset, lidhur me brendinë e programeve ekonomike të paraqitura nga partitë politike me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Ndërsa partive politike i bëhet thirrje të jenë më të qartë, të përgjegjshëm dhe profesionalë në programet ekonomike, që i ofrojnë qytetarëve dhe sipërmarrjes shqiptare në zgjedhjet e 25 prillit.