Në një publikim të fundit Universiteti i Oksfordit tregon se cilat janë vendet e botës ku konsumohen më shumë fruta.
Rezulton se Republika Dominikane është vendi i frutangrënësve më të mëdhenj në botë. Njerëzit në ishullin e Karaibeve hanë mesatarisht 387.2 kg fruta në vit. Kjo është e barabartë me afërsisht 1500 mollë ose 2500 banane secili.
Përsa i përket vendeve të Ballkanit, Shqipëria mban vendin e parë të konsumit të frutave me 190.8 kg fruta për person. Renditja e vendeve të Ballkanit:
- Shqipëria: 190.8 kg
- Greqia: 142 kg
- Maqedonia e Veriut: 134.27 kg
- Serbia: 131.55 kg
- Mali i Zi: 122.87 kg
- Rumania: 116.46 kg
- Bosnjë-Hercegovinë: 105.62
- Kroacia: 76.22 kg
- Bullgaria: 51.17 kg
Greqia (142 kg), Portugalia (130.5 kg) dhe Italia (129.9 kg) hanë më së shumti fruta nga vendet e Bashkimit Evropian, tregojnë të dhënat.
Ndërsa vendet që konsumojnë më pak fruta janë Zambia (4.6 kg), Çadi (7.1 kg) dhe Togo (7.4 kg).