Pijet që duhen shmangur në ditët e nxehta

Në ditët e nxehta rekomandohet që të konsumoni sa më shumë lëngje. Por ekspertët thonë se ka disa pije që duhet t’i shmangni gjatë verës.

Alkooli

Edhe pse një birrë e ftohtë duket një ide e mirë në vapë , ekspertët thonë se pirja e saj në valën e të nxehtit nuk është zgjedhja më e keqe.

Kafja dhe caji

Si një kimikat, kafeina rrit prodhimin e urinës që do të thotë se kafeina është diuretik. Nëse trupi juaj është i ndjeshëm ndaj kafeinës mund të ketë një efekt të madh dehidratues.

Lëngjet e gazuara

Lëngjet e gazuara shpesh përmbajnë kafeinë dhe për këtë arsye duhet të shmangen. Përvec kësaj pijet e gazuara janë shumë të larta në sheqer.