Deri në fund të muajit qershor qershitë kanë sezonin e tyre. Përveç shijes konsumimi ofron shumë përfitime shëndetësore. Dietologët listojnë disa arsye pse duhet të hamë qershitë.
Dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zmbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumoreve, e gjithashtu, shkaktojnë vetëshkatërrimin e qelizave kancerogjene dhe kanë përbërës antibacterial.
Pini lëng qershie 30 minuta pas zgjimit dhe 30 minuta para konsumimit të vaktit të mbrëmjes pasi u ndihmon me pagjumësinë .
Qershitë ndihmojnë në reduktimin e nivelit të yndyrave në trupin tonë dhe u vijnë në ndihmë personave që duan të bien në peshë.
Qershitë kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve se çdo frut tjetër. Antioksidantët ndihmojnë trupin për të luftuar radikalet e lira, që na bëjnë ne të dukemi të vjetër.
Ato kur konsumohen përditë, kanë treguar rezultate të mira në zvogëlimin e inflamacionit.