Mes shumë atraksioneve që ofron Kopenhagen, veçohet Cirkelbroen. Njihet si ura Rrethore, vepër që përveç funksionit të saj ka edhe vlera artistike.
Ajo është në shërbim të këmbësorëve dhe çiklistëve me pesë seksione që imitojnë anije me vela.
Ura ka një mekanizëm lëvizës: platformat rrethore hapen në mënyrë elegante për t’u dhënë hapësirë anijeve që kalojnë, duke krijuar mbi ujë një lëvizje që ngjan me një vallëzim.
Ky kombinim i estetikës me teknologjinë e bën Cirkelbroen një shembull të përsosur të elegancës funksionale.
E hapur në vitin 2015, vepra është e artistit me famë botërore danezo-islandezit Olafur Eliasson.












