Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, zhvilloi një takim me fermerë të fshatit Hoxhaj në Poliçan, të cilët kanë zgjeruar investimet në serra dhe prodhojnë produkte bujqësore me standarde të larta, që shkojnë për eksport në tregje me vlerë të lartë.
“Politikat toka kanë në fokus mbështetjen e fermerit, prodhimin bujqësor vendas, rritjen e standardeve dhe të eksporteve, diversifikimin e zhvillimit rural dhe ne nuk do të ndalemi në intensifikimin dhe zgjerimin e masave mbështetëse që lehtësojnë dhe nxisin zhvillimin e sektorit”, tha ministrja.
Ministrja ndau me fermerët e Hoxhajt edhe një rekomandim të rëndësishëm mbi Portalin e Fermerit.
“Portalin e fermerit duhet ta keni në telefonin tuaj. Është një instrument shumë i rëndësishëm që kemi ndërtuar si politikë të MBZHR për t’i dhënë transparencë çmimeve të produkteve bujqësore. Ay duhet te ndiqni çdo ditë të dhënat për çmimet e produkteve që ofrohen nga disa tregje të rëndësishme dhe ju orjentojnë ju për ta shitur prodhimin me çmimin më të leverdisshëm. Gjithajshtu aty merrni të dhëna mbi skemat e mbështetjes, këshillim për punët në bujqësi, u shpreh ajo.
Portali i Fermerit: https://agroalbania.al/ është i aksesueshëm në web, por edhe si nje aplikacion në platformat Google Play dhe në App Store nga ku mund të shkarkohet lehtësisht.