Vjedhja e pajisjeve dhe të dhënave të TI-së, si dhe spiunazhi dhe sabotazhi dixhital dhe industrial, do t’i kushtojnë Gjermanisë 206 miliardë euro (224 miliardë dollarë) në vitin 2023, tha të premten shoqata dixhitale gjermane Bitkom.
Dëmi do të kalojë shifrën prej 200 miliardë euro për të tretin vit radhazi, sipas një sondazhi të Bitkom me më shumë se 1000 kompani.
“Ekonomia gjermane është një objektiv shumë tërheqës për kriminelët dhe shtetet armiqësore. Kufijtë midis krimit të organizuar dhe aktorëve të kontrolluar nga shteti janë të paqarta,” tha presidenti i Bitkom, Ralf Wintergerst.
Rreth tre të katërtat e kompanive të anketuara pësuan sulme dixhitale në 12 muajt e fundit, duke rënë nga 84% e kompanive në vitin e kaluar.
Përkthyer dhe përshtatur nga The times of India për Probizz.al