Konflikti Rusi-Ukrainë ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në vendin tonë sikurse në tregjet ndërkombëtare, duke krijuar një gjendje të jashtëzakonshme në aspektin ekonomik. Të gjendur në situatë kritike pas rritjeve të mëdha të çmimeve të lëndës së parë, biznesi dhe ndërtuesit i kanë drejtuar qeverisë një letër me disa propozime konkrete dhe kërkojnë plotësimin e tyre deri në ristabilizimin e gjendjes.
“Te gjitha subjektet furnitore nuk respektojne kontratat dhe ndryshojne cmimet e furnizimit dite pas dite, duke krijuar nje situate te paperballueshme per shoqerite e ndertimit ne realizimin e punimeve dhe kontratave per investimet, si me fondet buxhetore ashtu edhe ato me financime te huaja.” – thuhet në letër duke u theksuar se kjo situatë ka krijuar një gjendje kolapsi.
Për të shmangur ndalimin e punimeve dhe mos ndjekjen e grafikëve të parashikuar për realizimin e investimeve ndërtuesit dhe biznesi kanë propozuar:
- Te zbatohet per te gjitha investimet, si ato me fonde buxhetore, ashtu edhe ato me fonde te huaja apo donatore, klauzola 13.8 e librit te verdhe FIDIC, mbi miratimin e variacionit te cmimeve, duke u bazuar ne formulen matematikore te publikuar ne kete klauzole, qe eshte e njohur nderkombetarisht ne te gjitha investimet me kontrata FIDIC. Si variant alternativ mund te zbatohet ajo cka parashikohet ne Kodin Civil, Neni 862.
- Koha deri ne arritjen e nje konsesusi per korrektimin e cmimeve apo stabilizimin e tyre te mos njihet si vonese ne perfundimin e kontrates.
Ata propozojnë gjithashtu përfshirjen e tre artikujve bazë të ndërtimit, hekurbetoni, çimento dhe tulla me bira në borde, gjë që do të reduktonte më tepër koeficentet e përmendura në letër.
“Gjykojme se kjo rruge do te kishte jo vetem kosto me te vogla, por edhe pasoja ndjeshem me te ulta, krahasuar me nderprerjen e investimeve.” – shprehen ata.
Më poshtë do të gjeni letrën e plotë:
ProBizz.al