Dihet që frutat e thata janë të pasura me lëndë ushqyese.
Ato janë shumë të mira për gjakun.
Mungesa e hekurit në trup mund të sjelle anemi dhe kumbullat janë një nga produktet më të mira për të ndihmuar në parandalimin e problemeve të tilla.
Ato janë të mbushura me fibra , një element kryesor që mbështet tretjen e shëndetshme.
Mund të ndihmojnë në humbjen e peshës.
Falë fibrave që ato përmbajnë, ngrënia e kumbullave të thata mund t’ju ndihmojë të qëndroni të ngopur për më shumë kohë dhe të kontrolloni me sukses peshën tuaj.
Ato sigurojnë kockat të shëndetshme dhe të forta.
Njerëzit që janë në rrezik të osteoporozës, veçanërisht gratë dhe njerëzit e moshuar, mund të përjetojnë një humbje të dendësisë minerale të kockave.
Ato mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.
Kumbullat e thata mund të kombinohen edhe me fruta të tjera të thata si rrushi dhe hurmat qe këshillohen të konsumohen rreth disa herë në javë.