Në mbretërinë e Bashkuar u zhvilua sot një nga ngjarjet më të rëndësishme , kurorëzimi i mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camila . Ceremonia madhështore u zhvillua në Westminster Abbey në Londër. Mbreti u nis nga Buckingham Place për në Westminster Abbey me karrocën e tij madhështore të larë me flori.
Më pas ai iu drejtua procesionit me liderë fetarë si dhe kryeministra e përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës . Mbretit Charles iu kërkua nga kryepeshkopi që të konfirmojë se do të mbështesë ligjin dhe Kishën e Anglisë gjatë mbretërimit të tij.
Ai u zotua do të jetë një monark besnik.
Më pas kryepeshkopi vendosi kurorën e Shën Eduardit në kokën e Mbretit Charles III.
Edhe bashkëshortja e tij Camila u kurorëzua me kuroren e Mbretëreshës Mari.
Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u dëgjuan këmbanat e abacisë, boritë dhe përshëndetjet me armë. Ceremonia u ndoq nga turma të mëdha ku të pransihëm ishin edhe pjesëtarët e familjes mbretërore, por mungonte vetëm bashkëshortja e Princ Harry e cila nuk ka marrë ftesë nga mbretëria .