Ka një ekip që punon për suksesin e kompanisë suaj dhe ky ekip gjendet tek La Tua Commercialista.
Nga regjistrimi i një biznesi e deri tek mbyllja e vitit fiskal apo gjetja e punëtorëve është punë e përditshme e ekipit profesionist tek La Tua Commercialista.
Një nga themelueset Znj. Oligerta Hoxha rendit shërbimet e shumta që ofron prej vitesh për kompani të ndryshme.
-Kontabilitet i zakonshëm dhe deklarime online.
-Mbajtja e kontabilitetit për regjime të ndryshme ekonomike në një kompani.
-Përfaqësimi në DPT, ISSH, Bashki, DPD, Zyrat Doganore dhe Ministritë.
-Deklarimet online.
-Deklarata individuale e të ardhurave.
-Deklarimi i listpagesave dhe llogaritja e kostos së punës.
-Nxjerrje situatash financiare 6- mujore të kompanisë, analizë financiare dhe kontroll likujditeti.
-Mbyllja e bilanceve vjetore.
-Themelim shoqerie si Person Fizik, Sh.P.K., Sh.A.
-Konsulence financiare.
-Rekrutim i punonjësve dhe ndërmjetësim në tregun e punës.
Të kesh një biznes sot është sfidë dhe përkushtim. Ai kërkon ekspertët e duhur që në nisje e deri në maturimin e këtij biznesi.
Ekipi i La Tua Commercialista kujdeset për aspektet ligjore dhe financiare të drejtimit të një biznesi, ofrojnë këshilla që procesi të shkojë sa më mirë që të jetë e mundur dhe pa probleme.
Kompania ka si qëllim për t’ju lehtësuar nga problemet dhe ngarkesat e mbajtëjes se librave dhe kontabilitetit, duke përfshirë llogaritë tuaja vjetore, analiza financiare dhe ndërmjetësim në tregun e punës për t’ju sugjeruar punonjësit e duhur.
Hoxha thekson se La Tua Commercialista ofron mbështetje edhe përtej Shqipërisë.
“Gjithashtu në bazë të partneritetit tonë me studio prestigjoze italiane, të cilat janë partnere gjithashtu me degën e tyre në Shqipëri, dhe me partnerë të vendosur në Kosovë apo më gjerë në Ballkan, ofrojmë shërbimet dhe mbështetjen tonë edhe përtej kufijve shqiptarë.”