Presidentja e Bankës Qëndrore Europian, Christine Lagarde, ka deklaruar se pavarësisht shenjave të “moderuara” të inflacionit në Eurozone, jemi ende shumë larg kulmit të inflacionit.
Lagarde pranoi se BQE mund të rrise sërish normën e interesit për të ulur inflacionin në objektivin prej 2 % dhe në këto nivele do qëndrojë deri sa të jetë e nevojshme.
Në takimin e ardhshëm të Bankës Qëndrore Europiane i cili pritet të mbahet me 15 qershor do të diskutohen vendimarrjet e institucionit.
Inflacioni në 20 vendet që ndajnë euron u lehtesua në 6.1 % në Maj nga 7.0 % në Prill dhe çmimet bazë u rritën me vetëm 5.3 % nga 5.6 % .
Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters për Probizz.al