Informacionet rreth serisë Galaxy S23 të Samsung janë bërë leak shpesh herë gjatë kohëve të fundit, gjë që na bën të besojmë se prezantimi i këtyre smartphone-ve është me të vërtetë pranë. Megjithatë Geek Room ka mësuar se 1 shkurti mund të jetë dita ku familja e smartphone-ve S23 do të prezantohen.
Data e këtij viti është vendosur 8 ditë më herët se vitin e kaluar me prezantimin e modeleve S22, dhe leaker-at më të njohur si Ice Universe dhe OnLeaks konfirmojnë organizimin e eventit në datën 1 shkurt. Sigurisht kjo datë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por pritet që në ditët në vijim Samsung të shpërndajë ftesat për eventin.
Galaxy S23 u vu re në Geekbench pak më parë. Të gjitha pajisjet S23 do të fuqizohen nga proçesori Snapdragon 8 Gen 2, një ndryshim mjaft i mirë për të gjithë personat që jetojnë në zonat ku shiteshin vetëm modelet Exynos.
Në fakt, përdoruesit në Evropë mund të përfitojnë nga një version overclocked i proçesorit, nëse raportimet e mëparshme janë të vërteta.
Burimi: Geek Room