Qarku i Fierit është një nga qarqet me potencialin më të lartë të prodhimeve bujqësore, që luan një rol të rëndësishëm në plotësimin e nevojave vendase, por edhe në eksporte.
AZHBR përmes skemave mbështetëse ka nxitur zhvillimin e mëtejshëm të sipërmarrjeve bujqësore në këtë qark.
Në sajë të programit IPARD II, kemi 118 sipërmarrje me standarde evropiane në qarkun e Fierit, të cilat kontribuojnë ne sektorë të ndryshëm të prodhimit.
Këto investime përfshijnë ndërtimin e stallave blegtorale dhe sipërmarrjet për përpunimin e qumështit, ndërtimin e serrave të modeleve të ndryshme, zgjerimin e sipërfaqeve të vreshtave, zhvillimin e mekanikës bujqësore, investimet në thertore, ndërtimin e pikave të grumbullimit dhe linjave të përpunimit, por edhe investime në agroturizëm.
Sipërmarrjet e reja kanë rritur cilësinë dhe rendimentin e prodhimit, duke kontribuar ndjeshëm në hapjen e vendeve të reja të punës dhe ekonominë rurale.
Burimi: ATSH