Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth II e ka zhveshur djalin e saj, Princin Andrew, nga përkatësitë e tij ushtarake dhe titujt mbretërore, ndërsa polemika mbi akuzat se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur vazhdonte të vërshonte.
“Duka i York-ut do të vazhdojë të mos ndërmarrë asnjë detyrë publike dhe po e mbron këtë çështje si qytetar privat”, tha Buckingham Palace në një deklaratë të enjten.
“Me miratimin dhe marrëveshjen e Mbretëreshës, përkatësitë ushtarake të Dukës së York-ut dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës”, thuhet në deklaratë.
Njoftimi erdhi disa orë pas një letre nga më shumë se 150 veteranë të Marinës Mbretërore, Forcave Ajrore dhe Ushtrisë që i bënin thirrje mbretëreshës që t’i hiqte djalit të saj të dytë të gjitha titujt dhe gradat në forcat e armatosura.
Në fillim të kësaj jave, një gjykatës i New York-ut vendosi që një padi civile kundër Andrew nga akuzuesja, Virginia Giuffre.
Giuffre thotë se ajo u detyrua të kryente akte seksuale me Andrew me urdhër të trafikantit seksual të dënuar Jeffrey Epstein dhe shoqërueses së tij, Ghislaine Maxwell.
Andrew i mohon akuzat.
Në vitin 2019, Epstein u gjet i vdekur në një burg të Manhatanit, ndërsa priste një tjetër gjyq për trafikim seksual. Vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje.
Maxwell u dënua kohët e fundit për trafik seksual.
Burimi: VOA News