Media britanike “ Sifted” e quan Shqipërinsë perlën e fshehur të Ballkanit e cila po shndërrohet në një destinacion të preferuar për nomadët digjitalë.
Ne shkrimin e medias me seli në Londër dhe që mbështetet nga Financial Times renditen edhe arsyet pse ky vend po bëhet i preferuar.
Nomadët digjitalë këtu gjejnë natyrën , pamjet piktoreske, cmimet konkuruese, ushqimin tradicional dhe mikripriten e mirë , shkruhet në artikull.
E ashtuquajtura viza e vetëpunësimit e cila u prezantua në nëntor 2022, po i lehteson procedurat për nomadët digjitalë që të vijnë në Shqipëri, megjithëse nuk ka ende statistika zyrtare nga qeveria shqiptare se sa njerëz kanë aplikuar për ta marrë atë.
Aktualisht në Shqipëri mendohet të ketë rreth 500 punonjës lëvizës digjitalë. Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Vlora janë qytetet ku jane perqendruar pjesa me e madhe e tyre.