Vakti më me rëndësi për ditën është mëngjesi. Ngrënia e tij mban në kontroll peshën dhe urinë gjatë ditës ndërsa mosngrënia mund të shtojë peshën e trupit.
Po çfarë duhet konsumuar në mëngjes?
Tërshëra
Tërshëra, e pasur me fibra, proteina, vitamina të grupit B, minerale hekuri dhe magnezi.
Veza
Vezë është e pasur me vitaminë A, D dhe B12. Dy vezë të mëdha përmbajnë mbi 50% të kolinës, e njohur si vitamina J, për të cilën trupi jonë ka nevojë çdo ditë, ndikon pozitivisht tek kujtesa, humori dhe kontrolli muskular.
Fara
Shtojini këto fara në drithëra, smoothi dhe madje edhe produkte të pjekura. 30 gramë fara përmbajnë 10 gramë proteina. Farat përmbajnë minerale të shumta që nga zinku, magnezi, hekuri dhe kalciumi; të cilat do ju ndihmojnë në sistemin imunitar.
Jogurt pa sheqer
Yogurti konsiderohet perfekt nëse jeni në dietë, sidomos për t’u ngrënë për mëngjes, por nëse dëshironi që ato të jenë pak më të ëmbël, thjesht shtoni frutat e copëtuara!
Qumësht
Qumështi furnizon trupin me rreth 13 gramë proteinë. Konsumimi në mëngjes është një zgjedhje shumë e mirë, sidomos kur jeni për vrap.
Avokado
Ky frut ka një përzierje unike të yndyrave të shëndetshme, ujit dhe fibrave dietike. Rrit ndjenjën e ngopjes, duke ju bërë të hani më pak gjatë pjesës tjetër të ditës.
Fruta pylli
Konsumimi sa më shumë i frutave të pyllit përmirëson qarkullimin e gjakut. Në rast se frutat e pyllit nuk janë të preferuat tuaja atëherë mund të përzgjidhni agrumet, mollë, kajsi, qershi dhe pjepër.