Mercedes ka nisur të prezantojë disa plane të reja abonimi, të cilat nuk pëlqehen nga asnjë drejtues makinash në botë. Për makinat e reja Mercedes EQ tërësisht elektrike, përdoruesit do të duhet të paguajnë $1,200 (plus taksën) në vit për të përdorur performancën e plotë të makinës.
Nëse ju do të shkoni në website-in zyrtar të Mercedes do të shikoni planin e abonimit “Acceleration Increase” për të gjithë modelet EQ. sipas Mercedes, shuma vjetore do të bëjë të mundur që drejtuesit të kenë më shumë kuajfuqi në mjetin e tyre, dhe performance e makinës do të rritet. Nisja nga 0-100km/h do të përmirësohet gjithashtu me 0.8-1 sekondë më tepër së bashku me karakteristika të tjera të motorëve elektrikë. Performanca ekstra do të mund të aktivizohet duke zgjedhur Dynamic Drive mode.
Modelet që do të “përfitojnë” nga ky plan abonimi do të jenë: Mercedes-EQ EQE 350 4MATIC, Mercedes-EQ EQE SUV 350 4MATIC, Mercedes-EQ EQS 450 4MATIC dhe Mercedes-EQ EQS SUV 4MATIC.
Ky lajm vjen disa muaj pasi BMW u përball me shumë kritika pas ofrimit të planit të abonimit për opsione të caktuara, si përshembull sediljet me ngrohje. Kritikat nga klientët ishin aq të forta sa që BMW në Amerikën e Veriut u detyrua të publikonte një deklaratë ku mbronte opsionin e abonimit.
Burimi: Geek Room