Në ceremoninë e hapjes së Festivalit të Filmit në Kanë të këtij viti , Michael Douglas pritet të marrë Palmën e Artë të nderit. Në një deklaratë për agjensinë britanike Reuters ai thotë:
“ Festivali më ka kujtuar gjithmonë se magjia e kinemasë nuk është vetëm ajo që shohim në ekran, por aftësia e tij për të prekur të gjithë njerëzit në mbarë botën. Pas më shumë se 50 vitesh në këtë fushë, është një nder të kthehem në Croisette për të hapur Festivalin dhe për të përqafuar gjuhën tonë të përbashkët universale të kinemasë.”
Me 16 maj Festivali i 76-të i Filmit në Kanë do të ketë premierën dhe do të zgjasë deri më 27 maj.
Burimi:Reuters