Në fillim të kësaj jave, të martën, 6 prill, policia e Dubait arrestoi të paktën 11 gra ukrainase që pozuan të zhveshura në mes të ditës së bashku me një fotograf mashkull rus me akuzat e shthurjes publike dhe prodhimin e pornografisë.
Imazhe dhe video të qarta të grave u shpërndanë nëpër media sociale, duke hapur valë tronditëse përmes Emirateve, ku kodi ligjor është i bazuar në ligjin Islam, ose Sheriatin, ka futur në burg disa të huaj për të njëjtën vepër.
Modelet ukrainase të cilat u arrestuan për pozimin në një ballkon në Dubai të zhveshura do të shmangin burgun dhe do të dëbohen në vendin e tyre.
Një nga vajzat, Marianna Fedchuk, 21 vjeç, e cila foli për mediat lokale, pranoi të ketë marrë pjesë në xhirim, por mohoi të ishte një nga gratë e zhveshura në ballkon.
Pas një hetimi, Prokurori i Përgjithshëm i Dubait Essam Issa al-Humaidan njoftoi se ata që qëndrojnë pas fotosesionit do të dëbohen në vendet e tyre, pa dhënë më shumë detaje.
“Prokurori publik urdhëroi dëbimin e të akuzuarve për sjelljen e tyre në kundërshtim me moralin publik,”- tha al-Humaidan, duke shtuar se grupi i grave ishte akuzuar për shkelje të ligjit për mirësjellje publike të vendit./ProBizz.al/