Në një intervistë për “People” Gisele Bundchen tha së prej dy vitesh nuk konsumon më pije alkoolike.
“Menjëherë pasi mbusha 40 vjeç, ndjeva një diferencë shumë të madhe mes konsumimit të një gote vere dhe faktit që nuk pija fare. Shoqëria e pranon një gotë verë dhe njerëzit thonë se është e shëndetshme, por për mua nuk ishte kështu”
Modelja tregon se kur u shkëput përfundimisht nga alkooli, u ndje më mirë.
“Më parë ndidhesha më konfuze. Tani jo më. Ndihem më e mprehtë, prezente. Kur nuk konsumoj alkool, fle shumë mirë”
Kjo vëmendje e Gisele Bundchen për shëndetin e saj erdhi pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Tom Brady.