Hudhra i jep jo vëtëm shije ushqimit, por i shton gjithashtu vlerat .
Ajo ofron disa përfitime shëndetësore nëse konsumohet rregullisht.
Përmirëson sistemin imunitar
Studimet që analizojnë efektet e ekstraktit të hudhrës kanë zbuluar se ajo ndihmon në rivendosjen e niveleve të qelizave të bardha të gjakut.
Ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit
Kolesteroli i lartë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru. Hudhra mund të përmirësojë nivelet e kolesterolit , vëçanërisht tek ata me kolesterol të lartë dhe diabet.
Ul presionin e gjakut
Ndikimi i hudhrës në shëndetin imunitar, së bashku me potencialin e saj për të ulur nivelet e kolesterolit, mund të ulë gjithashtu presionin e gjakut.
Rregullon nivelin e sheqerit në gjak
Hudhra shërben edhe për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, veçanërisht te njerëzit me diabet.
Burim i antioksidantëve
Hudhra është gjithashtu një burim i antioksidantëve. Në fakt, antioksidantët në ekstraktin e hudhrës së vjetër mund të zvogëlojnë neuroinflamacionin për të mbështetur funksionin e trurit me kalimin e moshës.