“MyKsal”, platforma e cila liston falas bizneset e të gjithë sektorëve; Kosovë-Shqipëri në një të vetme; ka nisur të zbulojë edhe disa nga pronat që janë në shitje.
Nëse klikoni në linkun zyrtar https://listings.myksal.com do të shikoni listimin më të fundit ku bëhet fjalë për një hotel në qytetin turistik të Sarandës.
Në website jepen edhe detajet e këtij objekti i cili është gati për shitje për klientët. Me dokumentacion të rregullt ligjor dhe lejen përkatese për 2 kate zgjerim, Hotel Saranda është pozicionuar në qendër të Saraqndës me një largësi vetëm 600 metra nga bregu i detit.
Çmimi i vendosur është 2,750,000 €.
Theksohet se subjekti hotelier gëzon konstruksion dhe arkitekturë mediterrane, tipologji lineare. Në katin e nëndheshëm gjendet parkim dhe ambjente magazinimi.
Hoteli përbëhet nga një bar multifunksional, recepsion dhe sallë pritje prej 654 m2 dhe restorant me të gjithë arredimet.
Kati i tretë dhe i katërt kanë nga 13 dhoma akomodimi dhe fjetje.
Një tjetër pronë e listuar nga MyKsal është në Gjirin e Lalëzit, pranë kompleksit San Pietro.
Bëhet fjalë për një apartament 104 m2 i sapo ndërtuar, me arkitekturë dhe dizajn kontemporan, cilësisht i vlerësuar si A++.
Apartamenti është i organizuar në këtë mënyrë:
- Sallon
- Kuzhinë
- Dhomë gjumi
- Tualet
Çmimi është 138,000 €.
Këto janë vetëm 2 nga pronat e listuara, pasi në vijim ekipi i Myksal premton të tjera listime, nga ato me vlera të mëdha e deri tek të voglat.
Do të ketë objekte turistike, apartamente banimi, apartamente me qira; mujore, vjetore apo edhe ditore. Po ashtu do të listohen prona truall, vila dhe banesa në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Ekipi i Myksal do të ofrojë nëpërmjet rrjetit të Network-u dhe Marketing-ut lobim për gjetjen e investitorëve dhe blerësve; brenda dhe jashtë vendit. Çdo pronë në Myksal gëzon dokumentacionin e duhur dhe po ashtu transaksionet mes palëve do të kryhen konform ligjeve./ProBizz.al/
Lexo: MYKSAL, platforma e parë gjithpërfshirëse për bizneset në Kosovë dhe Shqipëri