Në njërën nga sallat e Parlamentit Anglez, në qendër të Londrës, u organizua një event ekskluziv me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit (Albanian Teacher’s Day Celebration!)
Nën drejtimin e Lord Murray of Blidworth në bashkëpunim me z. Endri Gjoni, këshilltar i politikave në Home Office.
Emocionuese dhe meritokratike atmosfera e krijuar nga organizatorët dhe të ftuarit, të gjithë profesionistë në lëmin e mësimdhënies, docentë universitarë dhe mësues të gjuhës shqipe në mësimin plotësues që kooperojnë dhe japin kontributin e tyre të çmuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Pas fjalës së hapjes, nga Lord Murray, për nder të kësaj date historike me shumë rëndësi për komunitetin shqiptar në Londër dhe jo vetëm, e morën fjalën referues të nivelit të lartë kulturor.
Referoi në lidhje me mësimin e gjuhës shqipe, duke treguar punën kolosale të mësuesve me brezat e të të gjitha moshave dhe kontributit që japin ata në të gjitha shkollat shqipe në terr.itorin anglez, në veçanti shkolla “Ardhmëria”, znj Aida Haziri ( FCDO).
Në lidhje me rolin themelor që mbartin docentët universitarë shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, në lidhje me eksperiencën e tyre e një niveli të lartë kulturor, referoi Dr. Shqiponja Telhaja (LSE)
Një referim tejet interesant, i mbështetur në baza arkivore, me fotografi të ekskluzive dhe fakte historike, në drejtim të familjes Qiriazi dhe specifikisht për katër figurat më të rëndësishme të, nga Dr. David Hosaflook – Instituti për Shqipërinë dhe Studimet Protestante.
Siç u shpreh edhe vet studiuesi, familja Qiriazi ishte dhe mbetet pioniere e edukimit në Shqipëri. Mënyra se si ky studiues tregoi veprimtarinë patriotike e këtyre figurave të ndritura në historinë e Kombit Shqiptar, në zemër të Parlamentit Anglez, ku edhe lindi shkëndija kohët e fundit e një ngërçi politik emigrator, bëri tek të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet të zgjohej një krenari kombëtare dashamirëse. Studimi i shkëlqyer, pa sforcim dhe me vërtetësi faktesh, jo vetëm la mbresa njohurish të reja në lidhje me lëvizjen kulturore të atyre viteve por edhe me vet personazhet në fjalë duke e nisur me gruan elegante dhe të zgjuar Maria Qiriazi dhe tetë fëmijët e saj. Ndaloi në veprimtarinë, në mënyrë të detajuar, të familjes në shërbim të Kombit Shqiptar. Në veçanti për Gjerasim, Gjergji, Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi. Ai foli për Via Egnatia, për Alexander Thomson, Kostandin Kristoforidhin etj.
Krenarë për rolin sublim të mësuesit jo vetëm për faktin e pasurisë që kemi në mëndje dhe në shpirt për edukimin dhe mbrojtjen e gjuhës tonë unike. Por edhe për faktin e një komuniteti i cilin vepron në të mirë të progresit dhe në pararojë të edukimit për një jetë komunitare pozitive dhe me vlerë!
Nga Parlamenti Britanik
Anila Kadija
Burimi: Diaspora Shqiptare