Nënshkruhet marrëveshja me Bankën Europiane të Investimeve, një tjetër partner me Qeverinë Shqiptare në projektin madhor të ndërtimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Lajmi është dhënë nga zv/kryeministrja njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ndërsa i pranishem gjatë firmosjes ishte edhe kryeministri Edi Rama
Një linjë me gjatësi 120 kilometra, me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin, i cili do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, por edhe të mallrave.
Pas Tiranë-Durrës me degëzim në Rinas, Vorë-Hani i Hotit është projekti i dytë madhor i Qeverisë Shqiptare në transportin hekurudhor. “BEI mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm për jetësimin e disa projekteve strategjike të infrastrukturës rrugore e hekurudhore”, deklaroi ministrja Balluku.