• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down

March 21, 2024
in Aktualitet
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Fondacioni Down Syndrome Albania fton të gjithë shqiptarët t’i bashkohen 21 Marsit, që vëzhgohet nga Kombet e Bashkuara (OKB / UN) si Dita Botërore e Sindromës Down dhe 2 Prillit, Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin.

Kujtojmë se Shqipëria është mes shteteve që kanë ratifikuar Konventën e Kombeve të Bashkuara Për Të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, nga ku rrjedhin detyrime konkrete.

Ne besojmë se kjo kërkon nga secili prej nesh – e veçanërisht nga vendimmarrësit – që të reflektojmë mbi mënyrat se si mund ta përmirësojmë jetën e personave me Sindromën Down apo me aftësi të kufizuara në përgjithësi, prindërve të tyre dhe organizatave që advokojnë për ta.

Fondacioni Down Syndrome Albania dëshiron të shprehë edhe njëherë zotimin për të mbrojtur të drejtat e individëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri dhe për të mbështetur zhvillimin e plotë të tyre.

Duke njohur si hap pozitiv të gjithë korpusin normativ mbi aftësinë e kufizuar, përfshirë ligjet dhe dokumentet e politikave, strategjitë dhe planet periodike të veprimit, është bindja jonë që ndërtimi i një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri, ku të ketë hapësirë në të gjitha sferat e jetës edhe për personat me aftësi të kufizuara, po ecën gjithsesi ngadalë. 

Sipas statistikave të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2023, në Shqipëri jetojnë 690 persona me sindromën Down, mes mbi 73 mijë personave me aftësi të kufizuara (pa përfshirë individët me status “invalid pune”) që gjenden në vend. 

Duke njohur vështirësitë me të cilat përballen personat me Sindromën Down dhe familjet e tyre, Fondacioni Down Syndrome Albania, gjatë seancës dëgjimore mbi Buxhetin 2024, i kërkoi qeverisë që të analizohej dhe të buxhetohej pagesa e kujdestarisë për të gjithë prindërit që kanë fëmijë me Sindromën Down mbi 13 vjeç. 

Kjo kërkesë e jona u mirëprit në parim, por nuk ka gjetur zbatim.

Po ashtu, kemi konstatuar se, ndonëse studiuesit, profesionistët dhe vendimmarrësit mbi rëndësinë e ndërhyrjes së hershme me shërbime-bazë (si terapi fizike, logopedi dhe terapi zhvillimi, etj.) për fëmijët me aftësi të kufizuara numri i atyre që përfiton shërbime në vend është krejt i papërfillshëm: referuar Raportit të UNDP-së “Hartëzimi i Shërbimeve Sociale” vetëm 1% e personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri përfiton shërbime.

Në fakt, ato pak shërbime që ekzistojnë në njësitë vendore nuk janë të përcaktuara qartë se cilës kategorie në nevojë duhet t’i shërbejnë.

Meqënëse nevoja për shërbime plotësohet në pjesën domethënëse nga sektori privat e organizatat dhe mungon financimi nga aktorët ndërkombëtar, Fondacioni Down Syndrome ka kërkuar që shërbimet bazë për fëmijet me aftësi të kufizuara, në mungesë të gjetjes në shtet, të jenë të rimbursueshme nga shteti të paktën në vleren 50% nga cmimi i tregut (2000 leke/orë) për të paktën 2 orë terapi në javë/person.

Mundësi të tjera alternative që kemi parashtruar janë:

– aplikimi nga institucione të qeverisjes qendrore (ministritë) i skemave të grantdhënies për organizatat e personave me aftësi të kufizuara;

– planifikimi i buxheteve për të garantuar qëndrueshmërinë e shërbimeve ekzistuese që ofrohen nga organizatat e PAK, me të paktën 30% të buxhetit vjetor të tyre.

Të shqetësuar për nivelin e lartë të varfërisë dhe përjashtimit social, që prekin veçanërisht personat me aftësi të kufizuara, Fondacioni Down Syndrome i është bashkuar organizatave të tjera që kanë denoncuar uljen e numrit të personave që përfitojnë pagesë për aftësinë e kufizuar vitet e fundit dhe ka kërkuar indeksimin e kësaj pagese, në kushtet e një inflacioni të zgjatur.

Fondacioni Down Syndrome Albania kërkon të sjellë në vëmendje të qeverisë dhe ligjvënësve shqiptarë, si dhe iu bën thirrje të gjitha institucioneve shqiptare e partive politike që ta kthejnë vëmendjen dhe të punojnë fort për të përmbushur të drejtat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara (PAK) në Shqipëri.

Në këtë link gjeni videon me dëshmitë dhe kërkesat e prindërve: https://www.youtube.com/watch?v=o791ZKdgnuM&feature=youtu.be 

Fondacioni ynë i është shumë mirënjohës medias dhe gazetarëve që, ndër vite, na kanë ndihmuar të ndërgjegjësojmë e ngremë zërin për të drejtat e personave me sindromën Down në Shqipëri.

Këtë vit, Fondacioni do t’ju jetë falenderues nëse, me mjetet që media ka në dispozicion, mund të jepni një dorë në promovimin e nismave të mëposhtme, që synojnë të mbështesin me shërbime terapeutike fëmijët me aftësi të kufizuara dhe t’u krijojnë mundësi për aftësim, punësim e autonomi të rriturve me aftësi të kufizuara.

  1. Fushata “Çorapet shumëngjyrëshe” synon rritjen e ndërgjegjësimit për kauzën e personave me sindromën Down ose me aftësi të tjera të kufizuara dhe mbledhjen e fondeve për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët e familjeve në nevojë. Çorapet mund t’i gjeni në dyqane fizike ose t’i porositni në formularin më poshtë: https://forms.gle/9tcpUdky7uN7dbch7 
  2. Platforma ‘PRO pune’ është një portal i dedikuar për të krijuar një urë mundësish mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve me aftësi të kufizuara: https://propune.al/signin).
    Si punëdhënësit, ashtu dhe punëkërkuesit mund të regjistrohen dhe të krijojnë profilet e tyre. Platforma ka aktualisht parametrat optimal të aksesueshmerisë, dhe po punojmë vazhdimisht për të përmirësuar sipas Guidës për Aksesueshmërinë e Përmbajtjes në WEB, WCAG të standarteve ndërkombëtare të W3C (World Wide Web Consortium).
    Në link në vijim gjeni dhe videon promovuese të platformës: https://www.youtube.com/watch?v=sTtOTxwzm5A 
  3. “Dua të Punoj” – Panairi i Parë i Zhvillimit të Karrierës dhe Punësimit për Personat me Aftësi të Kufizuara. Ky panair, u mbajt në Maj 2023 dhe në edicionin e I-rë të tij morën pjesë 15 kompani/institucione të interesuara për të punësuar individë me aftësi të kufizuara, si dhe shumë punëkërkues me aftësi të kufizuara. Edicioni i dytë i këtij panairi do të organizohet në shtator të këtij viti.
  4. Mbrëmja Gala e Bamirësisë – për të rezervuar biletat, ju lutem ndiqni linkun e mëposhtëm: https://www.dsalbania.org/index.php/fushata-2/bli-bilete-per-mbremjen-gala 
Tags: 21marsiditaboteroreDownShqiperiasindroma
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike
Aktualitet

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

October 29, 2026
Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035
Aktualitet

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

October 25, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës
Aktualitet

Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

October 5, 2026
TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË
Evente

TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË

October 5, 2026
Next Post
Çmimet e arit kanë arritur nivelet më të larta

Çmimet e arit kanë arritur nivelet më të larta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Apple bën kthesën e papritur, prezanton MacBook Pro-n e parë me ekran me prekje

Apple bën kthesën e papritur, prezanton MacBook Pro-n e parë me ekran me prekje

9 hours ago
Fëmijët që lexojnë më shumë mund të zhvillojnë më mirë inteligjencën, çfarë thotë studimi britanik

Fëmijët që lexojnë më shumë mund të zhvillojnë më mirë inteligjencën, çfarë thotë studimi britanik

11 hours ago
Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

13 hours ago
Si t’i ktheni dobësitë tuaja në pika të forta?

Si t’i ktheni dobësitë tuaja në pika të forta?

1 day ago
Shqipëria nga treg konsumator në qendër rajonale? Markat globale kërkojnë qëndrueshmëri politikash

Shqipëria nga treg konsumator në qendër rajonale? Markat globale kërkojnë qëndrueshmëri politikash

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset