Këshilli i Ministrave vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i tregut për shitjet me shumicë dhe pakicë i produkteve ushqimore (Tirana Agrikulturë)”.
Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “vreshtë”, me një vlerë të përgjithshme prej 3 434 215.68 (tre milionë e katërqind e tridhjetë e katër mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e tetë) lekësh.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 3 434 215.68 (tre milionë e katërqind e tridhjetë e katër mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e tetë) lekësh, përballohet nga Bashkia Tiranë.
Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Tiranë.
Sipas këtij vendimi, shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
Bashkia Tiranë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tiranë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Burimi: ATSH