Në dimër të gjithë perjëtojmë simptoma të depresionit ose kemi luhatje të humorit për shkak të kohës. Situatë e cila ndryshon me ardhjen e pranverës dhe ku ka më shumë ditë me diell.
Në studimin e kryer në 16.000 studentë për një periudhë 6 vjecare në Brighman Young University, u arrit në përfundimin se gjendja e tyre mendore kishte lidhje me kohën që kalojnë të ekspozuar në diell.
Kur kishin mungesë dielli, nivelet e ankthit rriteshin dhe ata diagnostikoheshin me çrregullime emocionale sezonale. Terapistët ishin të vetëdijshëm se muajve të dimrit kishte një kërkesë më të lartë për shërbimet e tyre.
Pra, rrezet e diellit ndikonin në emocionet pozitive të njerëzve, ndërsa reshjet e shiut dhe moti i zymtë ndikonte në çrregullimet emocionale të njerëzve.