Është nënshkruar sot Marreveshja per themelimin e Burses Shqiptare te Energjise Elektrike ALPEX sh.a mes Drejtorit te KOST Ilir Shala dhe Drejtorit te OST Tirane Skerdi Drenova.
Në një postim në rrjetet sociale Z. Shala shkruan:
Kjo eshte dite historike per te gjithe ne, meqe pas arritjes se:
1. Marreveshjes per themelimin e Bllokut Rregullues Kosove – Shqiperi (Blloku AK), me 26.11.2019,
2. Marreveshjes se re te Kyçjes KOSTT – ENTSO-E, me 30.06.2020, po themelohet per here te pare, Bursa Shqiptare e Energjise Elektrike ALPEX sh.a, ku KOSTT do te jete aksionar me aksione prej 42.75% dhe OST me 57.25%.
Selia qendrore e ALPEX sh.a do jete ne Tirane.
Drejtori i KOSTT sqaron se Objekti i shoqerise ALPEX eshte:
– krijimi, menaxhimi dhe administrimi i tregut te organizuar te energjise elektrike, nepermjet platformes se tregut, bazuar ne nje dite para, dhe brenda te njejtes dite,
– bashkimi i tregjeve elektrike,
– kompensimi financiar ne mes pjesemarresve te tregut,
– zhvillimi i produkteve te energjise elektrike,
– planifikimi, zhvillimi, zbatimi dhe mirembajtja e perpunimit elektronik te te dhenave ne lidhje me tregun e energjise elektrike,
– mbledhja, perpunimi dhe shperndarja e informacionit ne lidhje me produktet e energjise elektrike brenda tregut,
– aktivitetet e konpensimit financiar.
Me kete arritje dhe me operacionalizimin e saj, rritet konkurrenca dhe transparenca ne tregun e energjise elektrike, qe ka ndikim ne çmimin me te lire te energjise elektrike per te gjithe konsumatoret.