Nëse jeni përdorues të smartphone-ve Android duhet të çinstaloni menjëherë këto aplikacione

Nëse ju jeni një përdorues i smartphone-ve Android dhe jeni të shqetësuar rreth privatësisë tuaj, atëherë duhet të shikoni me patjetër këtë listë të aplikacioneve të fshira nga Google Play Store që vjedhin të dhënat tuaja.

Gjatë muajve të fundit një grup analistësh sigurie nga kompania AppCensus kanë zbuluar disa aplikacione që kishin të fshehur shumë mirë Trojans që komprementonin sigurinë e smartphone-it tuaj.

Numri i “viktimave” është tepër i madh, pasi të kombinuara këto aplikacione janë shkarkuar nga më tepër se 60 milionë përdorues. Më poshtë ju do të shihni listën e aplikacioneve që vjedhin të dhënat, dhe ne ju këshillojmë t’i çinstaloni menjëherë nga smartphone-i juaj nëse keni të instaluar ndonjërin prej tyre.

  • Speed Camera Radar
  • Al-Moazin Lite 
  • Wi-Fi Mouse (remote control PC)
  • QR & Barcode Scanner (zhvilluar nga AppSource Hub)
  • Qibla Compass – Ramadan 2022
  • Simple weather & clock widget (zhvilluar nga Difer)
  • Handcent Next SMS-Text with MMS
  • Smart Kit 360
  • Al Quran MP3 – 50 Reciters & Translation Audio
  • Full Quran MP3 – 50+ Languages & Translation Audio
  • Audiosdroid Audio Studio DAW

Të gjithë aplikacionet e lartpërmendura që spiunonin përdoruesit e tyre u eleminuan nga Google Play Store në datën 25 mars, mirëpo kjo gjë nuk i ka ndaluar ato të rikthehen në platformë. Këto aplikacione grumbullojnë të dhëna tepër sensitive rreth përdoruesve, si përshembull adresat e email-it, numrat e telefonit, passwords dhe një histori preçize të vendndodhjes suaj.

Burimi: Geek Room