Pas tragjedisë që ndodhi me nëndetësen “Titan”, Netflix po planifikon të riktheje filmin me 1 korrik.
Filmi është aktualisht i disponueshëm për t’u transmetuar në Paramount+ dhe Amazon Prime. Por lajmi i rikthimit të filmit në këto momente ka ngjallur debat në internet pasi një pjesë e madhe e njerëzve besojnë se kjo është koha më e papërshtatshme për të kthyer filmin .
Nga Netflix ende nuk ka një reagim për këtë.
Kujtojmë se nëndetësja “Titan” në pronësi të Oceangate shpërtheu gjatë një ekspedite me pesë persona duke përfshirë edhe CEO e kompanisë.