Në një moment të jetës përjetojmë vështirësi për të rënë në gjumë apo për të qëndruar në gjumë. Ka shumë arsye pse mund të kemi një gjumë te keq që mund të jetë obeziteti, diabeti , sëmundjet kardiovaskulare etj.
Mungesa e një gjumi të mirë mund të ndikojë në të mësuarit, kujtesën dhe mprehtësinë mendore.
Sipas moshës ndryshon edhe nevoja për gjumë.
Foshnjat (4-11 muaj): 12-15 orë
Fëmijët e moshës shkollore (6-13): 9-11 orë
Adoleshentët (14-17): 8-10 orë
Të rinjtë (18-25): 7-9 orë
Të rriturit (26-64): 7-9 orë
Të rriturit e moshuar (65+): 7-8 orë