Nga 1 prilli i këtij viti, niveli i pagës minimale në Shqipëri do të rritet. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka deklaruar:
“Ju bëjmë me dije se, duke filluar nga periudha Prill 2022, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 32,000 lekë. (VKM nr.158, datë 12.03.2022)
Paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, për personat e punësuar; për personat e vetëpunësuar; si dhe për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht, do të jetë jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 32,000 (tridhjetë e dy mijë) lekë.
Paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor, do të jetë:
- Jo më pak se sa paga minimale mujore në shkallë vendi, prej 32.000(tridhjetë e dy mijë) lekë dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës së listëpagesës, për personat e punësuar;
- Sa dyfishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 64.000 (gjashtëdhjetë e katër mijë) lekë, për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton.”