• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Nga fusha e volejbollit në botën e fitness-it, rrugëtimi i Eugen Ajdinit për t’i ndihmuar njerëzit të jetojnë më mirë

November 20, 2025
in Biznes, Histori Suksesi, Lifestyle, Trajnime
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Eugen Ajdini rrugëtimin në sport e ka nisur që në moshë të vogël, i udhëhequr nga një pasion i thellë për aktivitetin fizik dhe performancën. Sporti i ka mësuar disiplinën, përkushtimin dhe rëndësinë e vazhdimësisë, vlera që e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij.

Për më shumë se 10 vite, ka qenë pjesë e Ekipit të Volejbollit të Tiranës, ku ka luajtur në nivel profesionist. Kjo përvojë formoi bazat e tij jo vetëm si sportist, por edhe si njeri që kupton thellësisht trupin, përpjekjen dhe rëndësinë e ekipit.

Pas përfundimit të karrierës si volejbollist aktiv, vendosi t’i përkushtohet fushës së fitness-it dhe mirëqenies fizike, duke u fokusuar në ndihmën për njerëzit që duan të përmirësojnë trupin, shëndetin dhe cilësinë e jetës së tyre. Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Sporteve të Tiranës, si dhe Master Shkencor në Veprimtari Fizike dhe Shëndet.

Ai është çertifikuar në fusha të specializuara si:
• Hernia Diskale
• Skolioza
• Gentilcore Training Systems

Këto çertifikime e kanë pajisur me njohuri të avancuara për të punuar në mënyrë të sigurt dhe efektive me klientë që kanë nevoja të veçanta fizike ose që kërkojnë rezultate specifike në performancë e rehabilitim.

Me mbi 10 vite eksperiencë në botën e fitness-it, filozofia e tij e punës është e thjeshtë “Çdo trup është i ndryshëm, ndaj çdo plan duhet të jetë personal.”

Në një intervistë për Probizz.al Eugen Ajdini thotë se qëllimi është të ndihmoj çdo klient të arrijë versionin më të mirë të vetes duke ndërtuar forcë, ekuilibër dhe energji të qëndrueshme për një jetë më aktive e të shëndetshme.

Probizz.al: Si e përshtatni planin e trajnimit dhe ushqimit për klientë me orar të ngarkuar ose kufizime në pajisje?

Eugen Ajdini: Çdo klient ka mënyrën e vet të jetesës, ndaj ne fillojmë gjithmonë me një analizë të detajuar të rutinës ditore, orarit të punës dhe mundësive reale që ai ka. Në rastet kur klienti udhëton shpesh ose nuk ka qasje në pajisje, programet  përfshijnë ushtrime me peshën e trupit, rezistencë elastike apo pajisje bazike. Ushqimi përshtatet gjithashtu ne krijojmë plane fleksibël që mund të ndiqen lehtësisht edhe në ditët më të ngarkuara. Qëllimi është që programi të funksionojë për klientin, jo anasjelltas.

Probiz.al: Si veproni kur klienti humbet fokusin ose ndjen dështim?

Eugen Ajdini: Motivimi është një proces i përditshëm, jo një ndjenjë e rastësishme. Kur një klient ndjen se ka rënë ritmi, ne rikthehemi te qëllimet fillestare dhe i ndajmë në hapa më të vegjël, të arritshëm. Përdorim komunikim të vazhdueshëm, feedback javor dhe krahasime të progresit për të treguar që çdo hap ka vlerë. Fokusi nuk mbahet me perfeksion, por me konsistencë dhe mbështetje emocionale.

Probizz.al: Çfarë rezultatesh mund të presë një klient që dëshiron të humbë peshë në 12 javët e para?

Eugen Ajdini: Rezultatet varen nga shumë faktorë, gjendja fillestare, angazhimi, gjumi dhe stresi. Megjithatë, shumica e klientëve që ndjekin me përpikëri programin shohin ndryshime të dukshme që nga java e tretë: energji më e lartë, gjumë më i mirë dhe përmirësim i tonifikimit. Brenda 12 javësh, humbja e peshës varion mesatarisht 4–8 kg, gjithmonë në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Probizz.al: Si balanconi stërvitjen e forcës, ushqyerjen dhe pushimin?

Eugen Ajdini: Trupi rritet gjatë pushimit, jo vetëm gjatë stërvitjes. Ne fokusohemi në cikle trajnimi që kombinojnë periudha ngarkese dhe rikuperimi, duke personalizuar volumin dhe intensitetin sipas përparimit të klientit. Ushqyerja mbështet ndërtimin e muskujve me proteina të mjaftueshme dhe makronutrientë të balancuar, ndërsa pushimi planifikohet po aq seriozisht sa seanca e palestrës për të shmangur lodhjen kronike dhe dëmtimet.

Probizz.al: Shumë njerëz duan të ndihen më mirë dhe të kenë më shumë energji. Si e ndihmoni një klient që është gjithmonë i lodhur dhe pa energji të rrisë nivelet e energjisë përmes stërvitjeve dhe ndryshimeve në mënyrën e të jetuarit?

Eugen Ajdini: Lodhja kronike shpesh lidhet jo vetëm me mungesë stërvitjeje, por me mënyrën e përgjithshme të jetesës — gjumin, stresin, ushqimin dhe lëvizjen e përditshme. Me klientët që ndihen të lodhur, ne fillojmë me përmirësimin e zakoneve bazë: më shumë gjumë cilësor, hidratim të mjaftueshëm dhe ushqim që mbështet stabilitetin e energjisë gjatë ditës. Stërvitjet  janë të strukturuara për të rritur gradualisht qëndrueshmërinë dhe metabolizmin, duke përdorur kombinime të ushtrimeve funksionale, lëvizjeve ritmike dhe frymëmarrjes së vetëdijshme. Brenda pak javësh, klientët raportojnë energji më të lartë, fokus më të mirë dhe humor më pozitiv pa pasur nevojë për stimuj artificialë apo dieta ekstreme.

Probizz.al: A ka ndonjë metodë specifike trajnimi që e aplikoni, e cila ju ndihmon të arrini rezultate të qëndrueshme për klientët tuaj?”

Eugen Ajdini: Ajo që na dallon është qasja profesionale dhe personalizimi real në çdo aspekt. Nuk ndjekim një model të vetëm për të gjithë, por ndërtojmë strategji individuale bazuar në mënyrën e jetesës, personalitetin dhe qëllimet e secilit klient. Filozofia ime është se trupi dhe mendja duhet të trajnohen në harmoni forca fizike vjen nga ekuilibri mendor dhe disiplinë e qëndrueshme. Përdorim metoda që kombinojnë trajnimin funksional me teknika rikuperimi dhe edukim për mirëqenie, që klientët të mësojnë të kujdesen vetë për trupin e tyre edhe pas përfundimit të programit. Qëllimi nuk është vetëm rezultati afatshkurtër, por ndryshimi i qëndrueshëm në stilin e jetesës.

Probizz.al: Nëse dikush është i gatshëm të fillojë bashkëpunimin me ju, cili është hapi i parë? A bëni një vlerësim fillestar të plotë dhe si e përdorni atë informacion për të ndërtuar themelin e programit të personalizuar?”

Eugen Ajdini: Çdo bashkëpunim nis me një vlerësim të detajuar, që e quajmë “analiza fillestare e potencialit”. Ky proces përfshin një bisedë të thelluar mbi qëllimet, historikun shëndetësor, stilin e jetesës dhe nivelin aktual të aktivitetit fizik. Nëse është e mundur, kryejmë edhe matje fizike dhe testime funksionale për të përcaktuar pikat e forta dhe ato që kërkojnë përmirësim. Nga aty, ndërtojmë një plan të personalizuar që përfshin stërvitje, udhëzime ushqimore dhe strategji motivimi. Kjo qasje na lejon të krijojmë një program që është efektiv, i sigurt dhe i përshtatur në mënyrë perfekte për individin një themel i fortë për rezultate të qëndrueshme dhe të matshme.

Tags: AktiviteteEugenHajdiniFitnesfizikShendet
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave
Keshilla Shendeti

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

October 19, 2026
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit
Keshilla Shendeti

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

October 18, 2026
Enagic, nga Japonia drejt botës: Teknologjia Kangen Water dhe filozofia e një kompanie ndërkombëtare
Biznes

Enagic, nga Japonia drejt botës: Teknologjia Kangen Water dhe filozofia e një kompanie ndërkombëtare

October 15, 2026
Lëngu i portokallit mund të ketë më shumë përfitime nga sa mendonim, ja si ndikon në organizëm
Lifestyle

Lëngu i portokallit mund të ketë më shumë përfitime nga sa mendonim, ja si ndikon në organizëm

October 14, 2026
Donna Carpenter, historia e suksesit të Burton: Mos ndiqni çdo trend, ruani identitetin dhe ndryshoni atë që duhet
Keshilla Suksesi

Donna Carpenter, historia e suksesit të Burton: Mos ndiqni çdo trend, ruani identitetin dhe ndryshoni atë që duhet

October 13, 2026
Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira
Biznes

Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira

October 12, 2026
Next Post
Linda Lupi shkëlqen në “Natën e Diasporës Shqiptare”, me ekspozitën e saj “E Kuqja” e prezantuar në New York

Linda Lupi shkëlqen në "Natën e Diasporës Shqiptare", me ekspozitën e saj “E Kuqja” e prezantuar në New York

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

1 day ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

1 day ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

2 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

2 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset