SalamAir nisi sot fluturimin e saj nga aeroporti ndërkombëtar i Maskatit në Oman, për në Tiranë.
Kompania e konsideron nisjen e fluturimeve drejt Tiranës një moment historik të rëndësishëm në operacionet e tij.
Salamair do të kryejë 2 fluturime në javë, çdo të hënë dhe të enjte.
Kjo kompani i bashkohet shumë të tjerave që kanë nisur rishtazi të operojnë në Aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Kjo pasi është vënë një rritje e kerkësave të qytetarëve shqiptare për destinacione të reja por edhe e turistëve të huaj për në Shqipëri.