Mbreti Charles ka kujtuar përvjetorin e parë të vdekjes së mbretëreshës, me një mesazh të regjistruar dhe foton e Elizabetës së Dytë, sipas DailyMail.
Fotoja e publikuar nga mbreti tregon monarken në moshë më të re, në një portret zyrtar të realizuar në 1968 nga Cecil Beaton, i cili nuk është shfaqur publikisht për më shumë se 50 vjet.
“Duke shënuar përvjetorin e parë të vdekjes së Madhërisë së saj dhe ngjitjes sime ne fron, kujtojmë me dashuri jetën e saj të gjatë, shërbimin e devotshëm dhe gjithçka që ajo ishte për ne”, thotë mbreti në videomesazhin e tij.