Së shpejti do të hapet një sektor i ri në cdo ministri. Lajmi është bërë i ditur nga zv/kryeministrja Belinda Balluku pas mbledhjes së sotme të qeverisë . Ajo ftoi të gjithë profesionistët e fushës që të aplikojnë për vende të reja pune pasi do të kenë paga më të larta se sektorët e tjerë.
“Nga ky Shtator do krjohen nuklat e inovacionit, ka qenë kërkesë e Kryeministrit për shkak të zhvillimeve inovative, dike nisur nga dixhitalizmi i të gjitha shërbimeve që qytetarët e kane tashmë këtë dixhitalizim. Duhet përmendur se tashmë Shqipëria operon me teknologji moderne siç është rasti i satelitëve. Sot ne kemi rezultate të prekshme dhe po përdoren për arsye mjaft të mira. Nuklat do t’i propozojnë ministrit, trupës, projekte të reja, inovatore. Për të pasur nukla efikase do na duhet të dalin në tregun shqiptar për të përthithur njerëz që kanë pasion inovacionin”.
Sipas Ballukut brenda vjeshtës këto nukla do të jenë të disponueshme në cdo ministri.